Mihria: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike
PRISHTINE- Mihrie Braha thotë se nuk ka bërë asgjë ndërhyrje estetike në fytyrë dhe trupin e saj. Këngëtarja shpesh është përfolur për ndonjë ndërhyrje kirurgjike, mbase për shkak të pamjes për t’u lakmuar, por sipas saj gjithçka te ajo është natyrale.
“E di se nuk më besojnë që nuk kam ndërhyrje kirurgjike estetike në trupin dhe fytyrën time, mirëpo kjo është e vërteta”.
“Nuk jam kundër tyre, por nuk e shoh të nevojshme që tani për tani të bëjë ndonjë intervenim të tillë”, ka thënë Mihria gjatë një interviste për mediat kosovare.
Mihria sapo ka hedhur së fundmi në treg këngën dhe videoklipin “Krejt le ta dijnë” një bashkëpunim me DJ Cimi, ndërsa së shpejti do të vijë edhe me këngën “Çokolata”, e cila do ketë një videoklip të realizuar në Paris.
(m.a/BalkanWeb)