E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mijëra persona të bllokuar, Biden zgjat qendrimin e ushatarëve amerikanë në Afganistan

Presidenti amerikan Joe Biden tha se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej datës që ishte planifikuar për t’u tërhequr plotësisht, për të ndihmuar në evakuimin e të gjithë amerikanëve. BBC raporton se ka pasur skena kaotike në Aeroportin e Kabulit, teksa fuqitë e huaja kërkojnë të kthejnë qytetarët e tyre në shtëpi.

Presidenti Biden përsëri mbrojti qëndrimin e tij ndaj Afganistanit, ku talebanët kanë përfituar nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara për t’u rikthyer në pushtet. Ai i tha transmetuesit amerikan ABC News se nuk mendonte se kishte bërë ndonjë gabim.

Biden kishte kërkuar që forcat amerikane të largoheshin deri në fund të këtij muaji 931 gusht), por deri në 15,000 qytetarë amerikanë janë bllokuar në vend, ndaj ushtria mund të qendrojë më gjatë.

Uashingtoni është zotuar të evakuojë të gjithë qytetarët amerikanë të bllokuar në Afganistan, së bashku me 50-65,000 afganë, kryesisht ish përkthyes të ushtrisë amerikane.

Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Karzai në kryeqytetin e vendit, por luftëtarët talebanë dhe pikat e kontrollit rrethojnë perimetrin.

Talibanët po bllokojnë afganët që të mos hyjnë në aeroport pa dokumente udhëtimi – por edhe ata me autorizim të vlefshëm janë përballur me vështirësi.

Duke folur për qytetarët amerikanë të bllokuar në Afganistan, ai tha “nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”.

Biden nuk beson se talebanët kanë ndryshuar

I pyetur nëse ai mendon se talebanët kanë ndryshuar, presidenti amerikan tha jo. Ai tha se ata tani përballen me një zgjedhje “ekzistenciale” nëse duan të njihen nga bashkësia ndërkombëtare.

Që nga marrja e pushtetit, islamistët e vijës së ashpër kanë kërkuar të paraqesin një fytyrë më të moderuar, por ka pasur raporte të protestave që janë shtypur me dhunë dhe gratë kanë ndaluar të shkojnë në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›