E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra shiitë manifestojnë kundër bashkimit Arabi-Bahrein

DUBAI- Mijëra persona manifestuan sot në Bahrein me thirrjen e opozitës për të kundërshtuar një projekt bashkimi Arabi-Bahrein, i dënuar nga udhëheqësi shpirtëror arab, Ajatollah Issa Qassem, bëjnë të ditur dëshmitarët.

Duke protestuar në rrugën Budaja, që lidh disa fshatra Shiite rreth Manamasë, manifestuesit, disa prej të cilëve ishin rrethuar me ngjyra kombëtare të kuqe dhe të bardhë ngrinin slogane kundër projekt bashkimit.

"Jo bashkimit, Bahreini nuk është për t'u shitur", "vendi nuk është ankand", përsëritën në kor manifestuesit të cilët iu përgjigjën thirrjes së opozitës, veçanërisht shiitëve, në një manifestim masiv nën sloganin "gati të sakrifikohemi për Bahreinin".

"Organizatorët e manifestimit u angazhuan për të parandaluar çdo slogan "të rrezikshëm" ndaj monarkive të tjera të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik", theksoi Ministria e Brendshme në Twitter.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›