Nju Jork Presidenti Topi nderon me medalje personalitete te diaspores

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi nderoi mbreme ne Nju Jork me medalje dhe urdhra 12 personalitete te diaspores. Ne nje ceremoni te organizuar nga Misioni i Shqiperise prane Kombeve te Bashkuara zoti Topi falenderoi figurat e shquara te komunitetit shqiptaro-amerikan dhe sidomos disa personalitet te klerit ne diaspore. Ai foli gjithashtu per thyerjen e barrierave te komunikimit mes shqiptareve 100 vjet pas krijimit te shtetit.
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi pati mbreme ne Nju Jork nje takim me komunitetin shqiptar ku u shprehu mirenjohjen shqiptaro-amerikaneve per ndihmesen e tyre ne krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar ne nxitjen e tolerances fetare dhe ne afrimin me te madh mes shqiptareve.
Zoti Topi tha se vleresonte me nota te larta kontributin e diaspores shqiptare ne Amerike ne sfidat e veshtira qe kaloi kombi shqiptar ne 100 vitet e fundit
Ky kontribut ka ardhur nga zemra dhe pa marre parasysh veshtiresite e komunikimit sepse per nje periudhe shume te gjate shqiptaret kane qene te ndare. Sigurisht e kane vuajtur shume shqiptaret brenda Shqiperise ate izolim te thelle ne periudhen e komunizmit por e kane vuajtur shume edhe shqiptaret jashte Shqiperise e kane vuajtur shume ata qe kane qene nen terrorin dhe gjenocidin serb ne Kosove sigurisht edhe ata ne Maqedoni e ne mal te Zi.
Presidenti Topi tha se sot ne 100-vjetorin e themelimit te shtetit shqiptar te gjithe keta kufij te ndarjes jane shpartalluar dhe kjo ne saje te kontributit te te gjitheve.
Ai foli edhe per rolin e Shteteve te Bashkuara ne perparimin e shqiptareve ne Ballkan.
Sot eshte rasti te themi qe jemi aleate ne NATO jemi partnere strategjike dhe jemi vazhdimisht ne nje bashkudhetim qe do ta coje Shqiperine ne arritje te reja.
Presidenti Topi falenderoi figurat e shquara shqiptaro-amerikane duke filluar me ato te klerit. Pese nga personalitetet e nderuara mbreme pas vdekjes kane qene klerike te tre besimeve qe kane ndihmuar ne krijimin e institucioneve fetare te shqiptareve te Amerikes.