Reforma Zgjedhore, Wollfarth: Numërimi elektronik kërkon kohë e trajnim
SHENGJIN – Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth vlerësoi frymën e bashkëpunimit mes palëve për sa i përket Reformës Zgjedhore dhe theksoi rëndësinë e arritjes së konsensusit brenda afateve të caktuara, përpara zgjedhjeve presidenciale.
Nga Shëngjini, ku zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, ambasadori Wollfarth nënvizoi qëndrimin e OSBE-së për numërimin elektronik të votave, duke theksuar se ky proces kërkon kohë dhe trajnim, dhe është i parakohshëm për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Për sa i përket procesit të numërimit elektronik të votave mendoj që në Shqipëri nuk është arritur akoma ky standard. Koha e mbetur përpara zgjedhjeve nuk mjafton për të instaluar teknologjinë e re, por edhe për të trajnuar njerëzit që do të menaxhojnë identifikimin dhe numërimin elektronik.”- u shpreh Wollfarth.
Ndërkohë, në lidhje me presidentin ri të vendit, ambasadori Wollfarth theksoi rëndësinë që emri i kryetarit të ri të shtetit të jetë konsensual dhe i pranueshëm nga të gjitha palët.
“Një mesazh i rëndësishëm që mund të japë Shqipëria për komunitetin ndërkombëtar në kuadër të aspiratës së saj, do të ishte gjetja e një kandidati që gëzon konsensus të plotë nga të gjitha palët. Unë shoh se dialogu për presidentin vazhdon, shoh se kemi biseda për gjetjen e një kandidati të mundshëm, kemi dialog mes palëve dhe kryetarëve të tyre.”- deklaroi ambasadori.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Wollfarth: OSBE ka ndihmuar në forcimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri