Mijera ushtare amerikane kthehen nga Iraku

Mijera trupa jane kthyer ne baza ushtarake ne Shtetet e Bashkuara ndersa Uashingtoni perfundon terheqjen e forcave nga Iraku. Ne Fort Hood te Teksasit ku po kthehen shume ushtare para afatit te terheqjes amerikane me 31 dhjetor.
Ata po kthehen ne shtepi per festat duke u pritur si heronj. Ky ishte i fundit nga disa dislokime ne Irak per majorin e ushtrise amerikane Mike Williams.
Eshte nje eksperience e vecante dhe njeriu ndjen nje fare euforie.
Williams eshte nje nga dhjetra mijera ushtare qe po lene Irakun pas vendimit te presidentit Obama per te sjelle trupat ne atdhe para fundit te vitit.
Pas tete vitesh dhe me me shume se 4 mije amerikane te vrare trupat jane perseri ne token e tyre.Mijera po kthehen vetem ne bazen Fort Hood duke dorezuar armet dhe duke u pergatitur per nje jete tjeter.
Aroma e biskotave te krishlindjeve dhe perqafimet e femijeve te tij e kujton Williams se eshte ne shtepi dhe kesaj here mund te qendroje aty per nje periudhe te gjate.
Bashkeshortja e tij Royann ka qene e vetme me femijet. Ajo thote se nuk eshte e sigurte ne se kjo ishte koha e duhur per largimin e trupave amerikane nga Iraku por ajo po shijon momentin e kthimit te bashkeshortit nga lufta.
Nuk na eshte ndalur buzeqeshja. Kemi zbukuruar shtepine per krishtlindjet pasi po e prisnim dhe eshte nje mrekulli.
Ajo reflekton per vuajtjet dhe sakrificat qe ka bere familja e saj per tete vjet dhe thote se per te cdo gje ja vlen nese kjo do te thote se femijet e saj do te jetojne ne nje bote me te sigurte.
Terroristet do ti luftoja me mire ne toke te huaj sesa ne tonen. Do te preferoja qe bashkeshortit tim ti duhej te kthehej per aq kohe atje me shpresen qe kete nuk do te duhet ta bejne me vone femijet e mi. Persa kohe qe cdo gje u be si duhet padyshim qe sakrifica ja vlejti.
Williams u perball me zjarrin e armikut disa here ne Irak. Por ai thote se shperblimi me i madh eshte ndjenja se ka bere ate qe i takonte per ta bere vendin me te sigurte duke hequr Sadam Huseinin ne Irak dhe duke luftuar grupe terroriste si al Qaida.
Eshte nje arritje e madhe nga pikepamja se kemi cliruar nje vend u kemi treguar vendin armiqve tane dhe nuk kemi lejuar qe ata te vijne ne token tone per te na sulmuar perseri. Mendoj se ne aspektin afatgjate strategjia ka shpetuar shume ushtare dhe civile amerikane per te bere sakrificen me te larte dhe per te shmangur nje 11 shtator te dyte
Williams ashtu si mijera te tjere qe kthehen ne Fort Hood po i nenshtrohet nje programi riintegrimi dhe per tu pergatitur per rolin e ri si ushtare ne baze.
Plani im personal tani eshte te riintegrohem me familjen te rinis jeten dhe te kthehem perseri ne njesine time pas festave e per tu pergatitur per nje detyre te re.
Williams thote se lufta kunder terrorizmit nuk ka perfunduar dhe se detyra e tij eshte te pergatitet per angazhimin e rradhes kudo dhe kurdo qe ti kerkohet.
Per familjen kthimi i tij shenon nje periudhe te re paqeje.