Terheqja e trupave amerikane nga Iraku deri ne fund te vitit

Pas disa ditesh ushtria amerikane do ti jape fund pranise ne Irak pas thuajse 9 vjetesh. Ushtare amerikane dhe irakiane e shohin luften me emocione te ndryshme. Korrespondentja Sharon Behn njofton nga Kampi Ader prane qytetit jugor te Irakut Nasiriah
Nga fundi i ketij viti flamuri amerikan do te ulet ne te kete baze te Irakut jugor. Kjo do te shenoje fundin e pranise ushtarake amerikane atje prej thuajse 9 vjetesh.
Majori Butler Kendrick Jr. i Brigades se 20-te ishte nje nga te paret ushtarake qe shkuan ne Irak ne fillim te nderhyrjes ne vitin 2003. Ai ka sherbyer atje disa here dhe eshte kthyer atje perseri kete vit duke u bere nje nga ushtaraket amerikane qe do te largohen prej andej te fundit.
Ai parasheh nje jete te re kur te kthehet kur te kthehet ne atdhe.
Mezi pres te jem me vajzen dhe me gruan time te shijoj gjerat e thjeshta ne jete.
Por majori do te sjelle me vete kujtime te veshtira. Humbja e komandantit te kompanise majorit James Ahearn 4 vjet me pare i cili u vra nga nje shperthim bombe ne veren e vitit 2007 eshte dicka qe ai nuk do ta harroje kurre.
Ai u vra ne nje sulm me bombe. Ato dite nuk isha duke patrulluar me te si zakonisht dhe nga te gjithe shoket e mi te vrare ate e kam ne mendje me teper se te tjeret sepse luftonim perhere bashke
Ne Irak jane vrare me teper se 4 mije e 400 amerikane. Shume te tjere jane plagosur. Shtetet e Bashkuara thone se lufta e Irakut kishte si synim zevendesimin e nje diktature me demokracine.
Gjenerali Jeffrey Buchanan thote se atje ka perparim por e ardhmja varet nga vete irakianet.
Si nje njeri qe ka sherbyer ketu per shumicen e 8 vjeteve te nderhyrjes amerikane per mua ka qene teper frymezuese te shoh perparimin qe eshte bere por njekohesisht nuk e harroj dot kurre koston dhe sakrificat e luftes. Mendoj se populli irakian ka tani mundesira te pafund te cilat nuk i ka patur me pare. Shpresoj qe ata tani do te dine ti shfrytezojne keto mundesi.
Disa irakiane nuk jane te sigurte ne se nderhyrja amerikane qe la dhjetra mijera irakiane te vdekur ja vlente.
Heba Hishamit i ka vdekur motra 22 vjece ne nje spital te Bagdadit. Mjeket nuk e shpetuan dot ngaqe nuk kishin mjetet e nevojshme.
Nuk ka rendesi se sa e veshtire ishte jeta para Sadamit para luftes. I bej pyetjen vetes a ja vlente te vriteshin kaq shume njerez kaq shume te rinj Jo. Mendoj se nuk ja vlente. Dhe problemi eshte se ne nuk po shohim ndonje ndryshim ne Irak. Shperthimet vazhdojne sulmet me bombe vazhdojne vazhdojne te vdesin njerez
Tete vjet e gjysem lufte kane lene plage te thella tek amerikanet qe shkuan ne Irak ashtu sikurse edhe tek irakianet te cilet e perjetuan luften.