E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e kancerit tek kafshet sjellin avancimin e njohurive per kancerin tek njerezit

Amerikanet po harxhojne nje pjese te parave te tyre per ti mbajtur te shendetshem kafshet shtepiake. Por kujdesi per ta shkon pertej vaksinimeve. Veterineret po kerkojne trajtime te reja per kancerin tek kafshet dhe sic njofton ne materialin e saj korrespondentja e Zerit te Amerikes Carol Pearson kerkimet e tyre po japin te dhena te vlefshme mbi natyren dhe trajtimin e llojeve te kancereve edhe tek njerezit.

Salsa eshte nje mace qe i ben shoqeri Chris Condetti-t ne shtepine e tij prane Uashingtonit. Ai thote se Salsa eshte pjese e familjes.

Ideja se kafshet jane pjese e familjes po i ben amerikanet te shpenzojne shuma te papara parash per shendetin e tyre. Sipas nje ankete te industrise ne vitin 2010 amerikanet shpenzuan 13 miliarde dollare per sherbime veterinare.

Te gjitha keto para shpenzohen per te permiresuar jetet e kafsheve shtepiake. Kjo ka nje ndikim pozitiv edhe ne sherbimin shendetesor per njerezit. Per shembull ne Universitetin e Mizurit mjeku Kim Selting kreu nje studim mbi kancerin tek macet.

Nga studimi kemi pare vleren qe ka shendeti i kafsheve dhe si mund te ndikoje ai te shendeti i njerzve.

Veterineret kane perqasje ndaj nje informacioni te madh te grumbulluar nga qendrat e veterinarise ne mbare Shtetet e Bashkuara. Nje prej tyre menaxhohet nga Instituti Kombetar i Shendetit.

Dr. Chand Khanna vezhgon provat klinike per medikamente te reja per kancerin tek qente. Ai thote se keto prova kane potencialin te ndihmojne ne luften e kancerit te njerezit.

Pothuajse cdo lloj kanceri qe prek njerezit prek edhe qente.

Veterineret mund te bejne te njejtat analiza te avancuara te qente dhe macet qe mjeket bejne te njerezit. Dr. Khanna thote se osteosarkoma kanceri i kockes zhvillohet ne te njejten menyre si te qente ashtu edhe te njerezit.

Ne shohim strukturen molekulare te ketij lloj kanceri tek njerezit dhe qente dhe mes tyre nuk ka asnje ndryshim.

Nje gje tjeter... te dyja speciet pergjigjen ne te njejten menyre ndaj ilaceve.

Fokusi yne ka qene terapia perpjekja per te kuptuar sesi dhe pse ilacet qe perdoren te njerezit mund ti bejme me te efektshme permes provave te qente me kancer.

Studimet pasohen me nje kujdes me te mire per kafshet shtepiake por trajtimi i tyre i lejon hulumtuesit te mesojne me shume rreth llojeve te ndryshme te kancereve ne nje periudhe me te shkurter.

Ata plaken me shpejte. Kanceri perparon me me shpejtesi. Ne mund te marrim pergjigjen ne se nje medikament i ri funksionon permes provave tek qente me shpejt sesa nga ato me njerezit.

Persa i perket studimeve te kancerit veterineret thone se tani mund te shkembejne informacione me specialistet e kancereve tek njerezit dhe te zhvillojne prova per te pare shkaqet qe sjellin lloje te ndryshme te kancerit perse ndodhin dhe cila eshte metoda me e mire per trajtimin e tyre.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›