Mikullovci në Maribor
Aktori Adem Mikullovci për pak ditë do të paraqitet në klubin e stand up komedisë në Maribor të Sllovenisë. Ky klub quhet StandUp (www.standup.si). Mikullovci pritet të paraqitet me monodramën “Kalimtari”, që është përgatitur enkas për këtë festival, ndërsa paraqitja e tij do të bëhet më datë 5 korrik.
“Tash është e përgatitur. Do të paraqitem shqip”, tha Mikullovci për Express.
Dikush mund të pyet se gjuha me të cilën paraqitet Mikullovci është shqip dhe nuk do të merret vesh nga audienca.
Por këtë komedi të tij sigurisht që do ta përcjellin me qindra shqiptarë që gjenden në qytetin Slloven të Mariborit.
Show teatri i Mikullovcit do të zgjasë 40 minuta dhe është një përzierje mes show teatrit dhe stand up komedisë.
Zhanri i standup komedisë është shumë pak apo fare i zhvilluar në Kosovë. Stand Up komedia ato që i shohim nëpër botë mund të thuhet se është realizuar për së pari herë nga Dardan Islami. Këtë video mund ta gjeni në katër vazhdime në youtube (http://www.youtube.com/watch?v=iQzqE4ZhoPk)
“Nuk është e tipit klasik të monodramës por është një talk show”, thotë Mikullovci.
“Kalimtari” i Mikullovcit paraqet rolin e një njeriu i që ka dashur të jetë aktor, mirëpo që vështirë se ia ka arritur.
“Kalimtari e ka kuptimin e jetës, se sa është jeta e shkurt dhe çka mund të bëjë njeriu për këtë jetë. A është jeta rrenë apo është jeta krejt teatër dhe mashtrim”, tha Mikullovci.
Në ‘Kalimtari’ tregohet se vetëm inteligjenca e dallon njeriun nga kafshët.
“Ai është sisar edhe unë jam. Ai lind edhe unë lind, ai merr frymë, edhe unë marr frymë, ai vdes edhe unë vdes. Vetëm unë e rrej vetën kinse po krijoj diçka. Jeta është një dështim dhe gjithë ne shkojmë në rrugë të vdekjes dhe harresës. Esenca është kotësia e jetës, fundi është i njëjtë”, thotë Mikullovci.