Teatri në luftë

Para pak dite TKK mbajti një Konferencë Ndërkombëtare të Teatrit, e cila zgjati për tri ditë rresht dhe mblodhi rreth vetes shumë të ftuar, të cilët vinin nga vende të ndryshme të botës.
Si temë qendrore kjo konferencë kishte “Relacionin ndërmjet teatrit, kombit dhe nacionalizmit”, me argumente të tjera shtesë që përfshinin “Teatrin që sfidon nacionalizmin”, “Teatri gjatë dhe pas luftës”, “Roli i teatrit gjatë dhe pas luftës”.
Prezantuesit shpalosën më shumë pjesë nga përvoja e tyre, që iu kishte rastisur të përjetonin në kohë lufte, duke u fokusuar pra te teatri, mënyra e funksionimit të tij, në relacion me kombin dhe nacionalizmin.
Në një vend ku ka luftë do të shtronim pyetjen “Ka apo nuk ka teatër ?”. Përgjigja: nuk ka teatër – por, edhe nëse do të ketë, atëherë çfarë teatri do të ketë?, çka do të luhet në teatër?, kush do ta shikojë një shfaqje, kur jemi në luftë, e ku njerëzit japin jetën dhe të tjerët vuajnë për njerëzit e tyre?
Teatri ekzistonte, ekziston, edhe në kohë lufte, edhe në kohë lufte luhet e luhej në skenë. Çfarë shfaqjeje luhej? Në ato kohë?
Ndër bashkëbiseduesit kishte edhe ndonjë nga këto propozime: “Do të ishte mirë që në kohë lufte, të shfaqej ndonjë komedi, që të thyenin apo tejkalonin vuajtjen e atyre që kanë humbur gjatë luftës”.
Por, si të ndodhë kjo kur nuk mund të bëhet humor me diçka që ke humbur? Si mund të qeshesh me një pjesë që të prek drejtpërdrejt te thelbi “yt”?
Jo kjo nuk bëhet, atëherë duhet një ide tjetër. Thoshin: “Një tragjedi, ndoshta”.
Pse të ketë publik tragjedia në kohë lufte, hajde po themi që e shkakton “katarsisin” po çka tjetër, të të bëjë të kujtosh edhe një herë pjesën më të rëndë të jetës, të të bëjë të kujtosh edhe një herë atë pjesë të zezë? Jo, jo assesi, është më keq se e para.
Atëherë mbetej e hapur tema dhe nuk të linte shumë mundësi për të gjetur një formë tjetër teatri. Ama, jo, është gabim edhe kjo e fundit. Sepse ka forma dhe patjetër që duhet të ketë. Edhe në një kohë lufte do të mund të ketë teatër, shfaqje dhe publik. Dhe na mbetet të themi vetëm temën e cila do ta sjellë shfaqjen dhe publikun për t’u bërë pjesë e drejtpërdrejtëshmërisë.
Është shumë e lehtë të krijohet diçka, në një kohë të tillë, ku populli ka hallet dhe vuajtjet e veta, por ndoshta do të gjente pak prehje në teatër.
A mund të bëhej diçka, të gjendej një mes, ku ndoshta do të mund të prekte mirë audiencën, të tejkalonte dhimbjen më lehtë duke përjetuar drejtpërdrejt atë që kishte kaluar vetë nëpër ato ujëra, por pa dyshim duke mos e lënë anash, ndoshta me një humor të zi të prekej dhe shkatërruesi i rahatisë së vetë asaj pjese të publikut, apo shkaktari i cili e bëri të humbte një pjesë të familjes, qoftë edhe në rast të moshumbjes të asnjë anëtari, por përjetimi i luftës?
Nëse ndalemi tek kjo pjesë dhe tek kjo formë gjetjeje, nuk do të mungonte pjesa e besimit, se teatri edhe në kohë lufte do të funksionojë.
Do ta përmbylli me diçka që citoi njëri nga prezantuesit e konferencës, duke marrë shembull një vend, pa qetësi, ishte ky Shamal Amin nga Austria-Kurdistani. Ai tha se “Teatri përgjatë luftës në Kurdistan ka qenë gjithmonë formë e rezistencës ndaj shkatërrimit. Ka qenë një rigjetje e identitetit e kulturës dhe rilindshmërisë së individit”.