Totenhem-Inter me protagoniste te rinj
Interi me dy protagoniste te rinj qe vijne nga pankina ne porte dhe ne mesfushe per ndeshjen e sotme te Champions ne shtepine e Totenhemit. Ne kete sfide e cila mund te jete decizive per kreun e Grupit A do te luajne qe nga minuta e pare Luka Kastelaci ne porte dhe Sulei Muntari ne mesfushe. Demtimet e shumta kane reduktuar alternativat e trajnerit Rafa Benitez i cili kerkon nje kualifikim ndoshta jo matematik por te pakten te hipotekuar. Perballe zikalterve do te luaje portieri i dyte Kudicini pasi titullari Gomez eshte i skualifikuar per shkak te kartonit te kuq te marre ne ndeshjen e para dy javeve. Neser ne Uajt Hart Lejn do te zbresin dy skuadra te cilat ne ndeshjen e pare kane dhuruar spektakel. Anglezet jane me se te bindur se ne Londer do te mund te marrin revanshin e humbjes se hidhur ne San Siro te mbyllur me rezultatin 4-3.