Samir Ujkani Sekreti i Novares loja ofensive
Fitore te njepasnjeshme loje spektakolare dhe shume gola. Novara skuadra ku militon portieri i kombetares shqiptare Samir Ujkani i ka mahnitur te gjithe ne Itali. Me fitoren 3-0 perballe Albinolefes skuadra piemonteze vazhdon kryesimin e Serise B me 28 pike. Vleresimet per kete ekip nuk kane munguar nga mrekulli e deri te Hirushe. Epiteti i fundit i shkon per shtat klubit modest qe e nisi kampionatin me synimin per te mos rene nga kategoria ndersa tashme mund te enderroje qe te ngjitet ne Serine A. Ujkani tregon disa nga sekretet e Novares Shpresojme te vazhdojme ne kete rruge por mungojne ende edhe 30 ndeshje nga mbyllja e kampionatit dhe eshte ende heret per te parashikuar se cfare do te ndodhe. Gjithsesi nese vazhdojme keshtu ne mars mund te shpallemi kampione tha gardiani 22-vjecar per kosovaren Express. Sekreti yne eshte se nuk kemi bere ndryshime kemi te njejten taktike dhe praktikojme lojen ofensive. Nuk mbrohemi ne asnje fushe dhe perballe askujt. Gjithashtu detyre e jona eshte puna puna dhe vetem puna. Nuk bejme asnjehere pushim. Trajneri po ben pune te shkelqyer me skuadren. Personalisht jam jashtezakonisht i kenaqur me menyren sesi po ecen sezoni dhe shpresoj qe ky moment do te zgjase.