E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton gjithçka, Superkupa është e saj

Një gol i Pedros 10 minuta para përfundimit të kohës shtesë, i jep Barcelonës Superkupën Europiane dhe titullin e pestë radhazi dhe të mundshëm brenda sezonit në kontinent.
Në Montekarlo Barcelona mposhti me shumë vështirësi Shakhtar Donetsk në një ndshje të privuar nga emocionet. Rezultati 1-0 final ishte fryt i një pasimi magjik të Mesit që i dhuroi një top të artë Pedros që hyri në fushë në vend të një Ibrahimoviçi shumë larg formës së tij. Për barçën dhe Guardiolën është titulli i pestë radhazi brenda 4 muajve të fundit. {Kampionati spanjoll, Kupa e Spanjës, Superkupa e Spanjës; Kupa e Kampioneve dhe Superkupa Europiane.}
Megjithëse pritej një ndeshje e zjarrtë e kryesuar nga treshja sulmuese katalanase Mesi-Ibra-Henri, ndeshja në stadiumin "Lugji II" dhuroi vetëm bezdi, kjo falë edhe "meritës" së padiskutueshme të Shakhtar, që u mbrojt mjaft mirë gjatë 90 minutëshit të rregullt.
Megjithëse Barça zotëroi lojën, asnjëherë nuk arratitë ishte vërtet e rrezikshme. Vetëm në minutën e 110 Mesi shpik një top të artë për rioshin Pedro që me golin e shënuar i dhuron Barçës dhe teknikut Guardiola triumfin e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›