Milan: Cissokho, goditja e parë në merkato
Porto- Vjen goditja e parë e merkatos së Milanit pas shitjes së brazilianit Kaka. Adriano Galliani dhe Ariedo Braida kanë fluturuar në Porto ku kanë mbyllur pozitivisht tratativat për transferimin në kuqezi të franko-senegalezit, Ali Cissokho.
21 vjeçari, mbrojtës i krahut të majtë, bëri një paraqitje tejet dinjitoze në Champions League dhe ishte një ndër dëshirat e para të teknikut të sapozgjedhur Leonardo. Kostoja e blerjes së mbrojtësit është 15 milionë euro për një kontratë katër vjeçare.
Mungon ende zyrtarizimi nga të dyja klubet, por ajo mbetet thjesht formalitet pasi firmat si me lojtarin ashtu edhe me klubin janë siguruar. Me të mbaruar marrëveshja, drejtuesit e Milanit tani kanë përveshur mëngët për të filluar një tjetër tratativë. Atë me sulmuesin e Volfsburgut, Edin Dzeko. Javën e ardhshme duket se do të zyrtarizohet edhe blerja e tij.