Ahmataj, pranë firmës me DinamonElbasanasi ka një eksperiencë të madhe me Dinamon, pasi ka shpenzuar jo pak, por shtatë sezone (161 ndeshje, 23 gola).

Julian Ahmataj (30 vjeç, 26 ndeshje, 5 gola me Elbasanin sezonin e kaluar) është shumë pranë frimosjes me Dinamo. Kapiteni i Elbasanit (116 ndeshje në total, 17 gola)nuk mundi të shpëtojë skuadrën e tij nga rënia në Kategorinë e Parë.
Elbasanasi ka një eksperiencë të madhe me Dinamon, pasi ka shpenzuar jo pak, por shtatë sezone (161 ndeshje, 23 gola).
Ahmataj ka luajtur edhe me Teutën (11 ndeshje, 1 gol), Bylisin (19 ndeshje, 2 gola) si dhe me Partizanin (17 ndeshje, 1 gol).
Dinamo është duke testuar dy lojtarë serbë: mbrojtësin 22-vjeçar Marko Puticani dhe mesfushorin 23-vjeçar Vladimir Barac.
Gjatë sezonit të kaluar për blutë u aktivizua serbi Danilo Nikolic, që mesa duket është edhe ndërmjetësi i dy patriotëve të tij.
Dinamo nënshkroi pak ditë më parë me Bekim Kulin (ish-Besa), teksa në fillim të hapjes së merkatos verore edhe me Gentian Muçën (ish-Bylis) dhe Erbim Fagun (ish-Elbasani).
Dinamo është pjesëmarrëse në Ligën e Europës , teksa do ta njohë kundërshtarin e saj, pas shortit që do të hidhet më 22 qershor.
E Diele, 14 Qershor 2009