Reali gati ‘mrekullia e 3-të’: Higuain plus para për Ibrën
Madrid- Telenovela Ibrahimovic nuk ka të sosur. Pas interesimit publik të shfaqur nga ana e Barcelonës, tashmë edhe Reali i Madridit ka hyrë fuqishëm në lojë për të marrë shërbimet e yllit suedez. Madje mesohet se Perez, pasi ka mbetur i zhgënjyer nga tratativa e dështuar me sulmuesin e Valencias David Villa, ka gati një ofertë të çmendur për lojtarin zikaltër.
Për të realizuar ‘mrekullinë e tij të tretë’, pas Kaka e Cristiano Ronaldo, ai ka hedhur në lojë sulmuesin e talentuar Gonzalo Higuain, shumë i pëlqyer nga Moratti, por edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Dueli Real-Barcelona në sezonin që sapo u mbyll u fituar nga katalanasit, porse në merkato duket se madrilenët janë më superiorë. Kështu do të ngjasë edhe me Ibrahimovic? Vera është e gjatë. Të shohim!