E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Galliani: Cannavaro nuk do vije ne janar

Milan hedh poshte zerat per mberritjen e mbrojtesit Fabio Cannavaro nga Real Madrid ne merkaton e janarit.

Sipas numrit 2 te skuadres kuqezi, Adriano Galliani, mbrojtesi eshte lojtar i Real Madrid dhe nuk do nenshkruaje ne muajin janar me Milanin.

Me tej, ai ka pranuar se gjate pjeses se dyte te sezonit, skuadra ka nevoje per nje mbrojtes, pasi Thiago Silva do luaje sezonin e ardhshem. “Te shohim nese do gjejme nje lojtar qe mund te luaje ne qender te mbrojtjes”, thekson administratori i deleguar kuqezi.

Duke u perqendruar tek gara ne Serie A, ai ka theksuar se objektivi qendror i skuadres do te jete kampionati edhe pse Inter eshte shkeputur shume ne krye te renditjes.

“Ne te shkuaren ka nje precedent. Inter kishte 11 pike avantazh ndaj Romes ne muajin shkurt dhe 45 minuta nga fundi i kampionatit verdhekuqte fituan. Ne, Juventusi dhe Fiorentina shpresojme ende ta kapim Interin”, pohon Galliani. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›