E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, Moratti i mbyll deren e largimit

Ishte perfolur per nje te ardhme me Flamengon ose Chelsea por duket se ish “perandori” do mbetet zikalter.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti i ka mbyllur deren e largimit sulmuesit brazilian Adriano. Ishte perfolur per nje te ardhme me Flamengon ose Chelsea por duket se ish “perandori” do mbetet zikalter.

“Ka ende mundesi qe te beje gjera pozitive me ne. Ne vazhdojme te kemi besim tek ai dhe besoj se i ka te gjitha mundesite per ta marre veten sepse eshte nje lojtar i madh”, shprehet bosi zikalter ne nje interviste per televizionin “Sky”.

Zerave qe e shikojne larg Milanos, Moratti ka preferuar t’u mbylle gojen, pasi braziliani vazhdon te jete nje prej lojtareve me te perkedhelur nga ai. “Do ishte nje mekat nese do ta largonin dhe do luante mire ne nje tjeter skuader. Une do ia uroja nje gje te tille por do me vinte edhe shume keq”, thekson presidenti.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›