Napoli-Milan, shkembim Blasi-Shevchenko

Gazeta e perditshme napoletane “Il Roma” ka publikuar nje lajm per nje shkembim te mundshem lojtaresh mes Napolit dhe Milanit.
Blasi dhe Shevchenko do bejne rokade ne muajin janar pergjate aksit Milano-Napoli. Mesfushori i ri napoletan ka shprehur pakenaqesi kohet e fundit dhe kjo ka bere qe shoqeria t’i hape porten e largimit.
Nga kjo situate do perfitoje Milan qe ia ka vene syrin prej kohesh ish lojtarit te Romes, i cili mendohet si nje zevendesues ideal i mesfushorit Gattuso. Per te bindur presidentin De Laurentis, shoqeria kuqezi ka menduar te beje nje oferte joshese duke ofruar si kembim ish Topin e Arte, Shevchenko.
Ky operacion mund te largoje edhe sulmuesin Marcelo Zalayeta nga Napoli, i cili nuk ka gjetur ende nje hapesire ne sulmin e kalter.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code