E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Deputetët e PS të vijnë në Kuvend në janar

Në fjalën e saj, Topalli ka përmendur miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme, si ligji për fondin e pensionit vullnetar, rritjen e rrogave, faljen e kamatëvonesave për sigurimet shoqërore, etj. Ndërkohë, Topalli ka shtuar se Kuvendi ka miratuar edhe  aktet normative për dërgimin e ekipit shtesë në Afganistan, në kuadër të pjesëmarrjes në NATO. Një tjetër ligj i rëndësishëm, të cilën kryeparlamentarja e ka theksuar është edhe ligji i njohur si “Antimafia”.  Topalli ka përsëritur edhe një herë kërkesën e saj drejtuar opozitës për pjesëmarrje në parlament. “Shpreh keqardhjen e thellë që opozita mungoi, fuke humbur shansin historik për pjesëmarrjen në reforma. Unë ftoj kryetarin e PS të mos i pengojë deputetët për të mos vijuar punën e tyre. Unë e njoh mirë rolin e rëndësishëm të opozitës”, theksoi Topalli. Ajo i është përgjigjur edhe letrës së kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për projektligjin për policinë ndërtimore, duke theksuar deputetët e PS-së, duhet të vijnë në Kuvend për të debatuar për ligjin në fjalë.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›