E Diel, 1 Nëntor 2026

Bildt: 2009-ta, viti që afroi Ballkanin në BE

“Sukseset janë të dukshme në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes kalimtare për tregti me Serbinë, në ndërprerjen e bllokimit slloven në negociatat kroate, në avancimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe me shenjat për zgjidhje të kontestit midis Athinës dhe Shkupit për emrin për Maqedoninë”, tha Bildt në Stokholm. “Vetëm BeH-ja, për fat të keq, nuk e ndjek këtë dinamikë. Në çdo rast, dëshira jonë është që edhe ky shtet të realizojë heqje të vizave për udhëtim për shtetasit e saj në zonën e schengenit", potencoi ai. Bildt vlerësoi se liderët politikë lokalë janë fajtorë për ngecjen e BeH-së në procesin e integrimeve evropiane dhe shtoi se ky shtet mund të dorëzojë kërkesë për kandidaturë për anëtarësim në BE kur do t'i përmbushë kushtet. (lajmpress/ start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›