E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan-Mançester 2-3, Runi "vret" kuqezinjtë

Në fillim kuqezinjtë kalojnë në avantazh me anë të Roanldinjos në minutën 3’ të pjesës së parë, ndërsa Pol Skolls barazon rezultatin në minutën e 36’.

Uejn Runi shënoi një dopietë brenda tetë minutave, përkatësisht në minutën e 21’ dhe 29’ të pjesës së dytë. Sedorf shënon në të 40’ e pjesës së dytë duke çuar rezultatin 2-3. Milani pati edhe disa raste të mira për të barazuar, por as Ambrozini dhe as Nesta nuk “centruan” dot portën.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh, ndërkohë që Mançesteri ndihet i avantazhuar për t’u kualifikuar për në çerekfinale.

MILAN-MANCHESTER UNITED 2-3
shënues: 3' Ronaldinho 3’; Skolls 36'; Rooney 66’, 74’; Seedorf 84'

Milan (4-3-3): Dida; Bonera, Nesta, Thiago Silva, Antonini (37' Favalli); Beckham (72' Seedorf), Pirlo, Ambrosini; Pato, Huntelaar (76' Inzaghi), Ronaldinho. (Abbiati, Abate, Gattuso, Flamini). tr: Leonardo.

Manchester United (4-5-1): Van der Sar; Rafael da Silva, Ferdinand, Evans, Evra; Nani (64' Valencia), Fletcher, Carrick, Scholes, Park; Rooney. (Foster, G.Neville, Brown, Gibson, Berbatov, Owen). tr: Ferguson.

kartona të kuq: 94' Carrick
karton të verdhë: Rooney

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›