E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Pato i gatshëm për Mançesterin

Jashtë kësaj liste kanë mbetur vetëm Masimo Odo dhe Kaladze (përveç Mansinit që nuk mund të aktivizohet në Ligën e Kampionëve). Me shumë mundësi Aleksandre Pato do të jetë në dispozicion të trajnerit brazilian, megjithatë, nëse do jetë në gjendje të luajë që nga minuta e parë, do përcaktohet përfundimisht nga analizat e mëngjesit të së mërkurës.

Përveç sulmuesit, pjesë e grupit që udhëtoi sot drejt tokës britanike është edhe Klarens Sedorf. Mesfushori hollandez ka lënë pas dëmtimin dhe mund t’i rikthehet fushës së lojës. Por mundësitë që ai të aktivizohet si titullar janë shumë të pakta. Në këtë mënyrë, ka gjasa që ekipi titullar në “Old Traford” do jetë ai që e nisi sfidën me Romën në kampionat (ndoshta me ndryshimin e vetëm se në vend në Flaminisë do luajë Bekam, që rikthehet për herë të parë në stadiumin të cilin e la shtatë vjet më parë).

Ja lista e plotë e të grumbulluarve:

Portierë: Abbiati, Dida, Roma

Mbrojtës: Abate, Antonini, Bonera Favalli, Jankulovski, Nesta, Thiago Silva, Zambrotta

Mesfushorë: Ambrosini, Beckham, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf

Sulmues: Borriello, Huntelaar, Inzaghi, Pato, Ronaldinho

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›