FMN: Të merren masa për krizën ekonomike
Përfaqësues të këtij misioni ishin të pranishëm në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave mbi zhvillimet ekonomike në vend, mbledhje e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.
sipas deputetit të Partisë Demokratike, Shrefedin Shehu, gjatë mbledhjes së komisionit është diskutuar për zhvillimet financiare si dhe për masat që do të merren për ekonominë për gjatë këtij viti. Shehu theksoi për mediat, se FMN-ja rekomandoi rritjen e normës së borxhit të jashtëm dhe uljen e borxhit të brendshëm. FMN ka kërkuar që bankat shqiptare të vazhdojnë të financojnë biznesin.
"Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) në Shqipëri, Gerwin Bell vlerësoi se ekonomia shqiptare arriti t'i rezistojë goditjeve të krizës financiare ndërkombëtare si rezultat i politikave ekonomike të suksesshme të ndërmarra nga qeveria, ndërsa rekomandoi hartimin e politikave të reja eficente, në kushtet e pas krizës, në drejtim të përmirësimit të borxhit publik", tha deputeti tjerë i PD-së, Subi Hida i pranishëm në këtë mbledhje.