Librazhd, rrëshqitja e dherave shemb 5 banesa
Ndërkohë, 22 banesa të tjera janë në rrezik, pasi rrëshqitjet vijojnë ende. Burime nga Prefektura e Elbasanit bëjnë të ditur se rrëshqitjet kanë nisur që në muajin Shkurt dhe vijojnë edhe gjatë këtij muaji.
"Reshjet kanë dëmtuar edhe 50 hektarë tokë po në këtë fshat", thanë burimet. Për këtë arsye, në fshatin që po “shembet”, kanë shkuar specialistë të prefekturës, që kanë nisur të identifikojnë dëmet e shkaktuar nga rrëshqitja e tokës në këtë zonë, ndërsa banorët që kanë mbetur pa shtëpi janë akomoduar tek të afërmit e tyre.