Milan afër huazimit të sulmuesit holandez

Adriano Galliani e ka afruar huazimin e sulmuesit korpulent holandez, Ola John. Sipas mediave italiane, Galliani ka arritur marrëveshje me Benfikën për huazimin për një edicion të Ola John.
Sulmuesi 21 vjeçar thuhet se është i Milanit me 80% të gjasave. Për blerjen e John, Benfika ka kërkuar 30 milion euro, shumë kjo e papërballueshme për Milanin./Indeksonline/