E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan dhe Inter kërkojnë shërbimet e Trezeguet

Agjenti i David Trezeguet, Antonio Caliendo, nuk e ka mohuar mundësinë që sulmuesi i Juventusit t'i bashkëngjitet njërës nga skuadrat e qytetit të Milanos, Inter ose Milan. "Lyoni ende nuk ka bërë ofertë, mirëpo interesimi i tyre është i vërtetë. Sa i përket vendimit të Juventusit, nuk dimë se çfarë do të ndodhë. Gjërat mund të ndryshojnë në javën e ardhshme".
"Interesimi i Milanit për Trezeguet mund të jetë i vërtetë, ashtu si ndodhi me Filippo Inzaghin. Për më shumë edhe Interi dëshiron shërbimet e tij", ka thënë Caliendo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›