Vdes shkrimtari i njohur rus Vassili Axionov
Shkrimtari rus, Vassili Axionov, 76 vjeç, ish-disident i mërguar në SHBA në periudhën sovjetike vdiq sot në mbrëmje. Vassili Axionov, autor i romanit ''Një legjendë moskovite'' (1994), vuante nga një sëmundje e rëndë prej 18 vjetësh. Ai u shtrua në repartin e reanimacionit në fillim të vitit 2008 në një spital të Moskës pas një operacioni që u shkaktua nga një trompozë.