SHBA-Rusi: Marrëveshje për reduktimin e armatimeve bërthamore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për reduktimin e armatimeve bërthamore. Presidenti amerikan Barak Obama dhe air us Dimitri Medvedev arritën marrëveshjen gjatë bisedimeve dypalëshe të mbajtura në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Marrëveshja detyron dy vendet që të bëjnë reduktime në arsenalet e tyre bërthamore, pasi akordi i epokës sovjetike Start I, skadon më 5 dhjetor të këtij viti. Të dy liderët janë shprehur shpresën se vizita e Obamës mund të ndihmojë si Rusinë ashtu dhe SHBA-në në rindërtimin e lidhjeve të tyre. Marrëveshja midis dy presidentëve parashikon reduktimin e 1500 deri në 1675 mbushjeve bërthamore dhe 500 deri në 1 100 vektorëve balistikë për secilin nga vendet për një periudhë shtatë vjeçare. Memorandumi nuk ka vlerë juridike, por vetëm politike dhe shërben si bazë për vazhdimin e negociatave për rinovimin e Traktatit Start I.