E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan fiton dhe merr vendin e dyte

Nje gol i Robinjos ne pjesen e pare dhe nje tjeter i Ibrahimovic ne pjesen e dyte te takimit i kane mjaftuar Milanit per te dale fitues nga transferta e veshtire ndaj Napolit.

Braziliani Robinjo shenoi ne minuten e 22 te takimit dhe si te mos mjaftonte kjo per vendasit Pacienca ndeshkohet brenda nje harku prej 7 minutash me 2 kartona te verdhe duke lene Napolin me 10 lojtare per 45 minutat e dyta.

Milan gjen golin e dyte ne minuten e 72 me Ibrahimovic. Shtatlarti suedez godet me koke mjaft prane portes duke dyfishuar rezultatin.

Kur ndodheshin ne disavantazhin e 2 golave dhe kur nuk kishin me asgje per te humbur edhe pse me 10 lojtare hidhen ne sulm dhe gjejne golin e shkurtimit te diferences ne minuten e 78 me Lavecin. Por megjithe perpjekjet e tyre ne minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Pas kesaj fitoreje Milan ngjitet ne vendin e dyte ne kuoten e 17 duke lene Interin me 15 ne vendin e trete nderkohe qe vendi i pare mbahet nga Lacio me 19 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›