E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa rikthen gezimin

Besa ka fituar 2-1 ndaj Tiranes ne Kavaje duke marre dhe fitoren e pare pas 8 javesh kampionat.

Ndeshja ndryshoi rrjedhen pasi Dushku u ndeshkua me te kuq ne minuten e 7 pas nje devijimi te topit me dore duke lene skuadren e kryeqytetit me 10 lojtare per me shume se 85 minuta.

Goditja e denimit e fituar pikerisht nga ky gjest u shnderruar ne gol nga Mihani.

Kur u mendua se pjesa e pare do te mbyllej me kete rezultat ne minuten e 36 Cikalleshi dyfishoi me nje supergol duke e e bere akoma me te veshtire situaten per kryeqytetasit.

Futja ne pjesen e dyte e Dos Santos solli gjalleri ne sulmin kavajas por braziliani nuk eshte i sakte ne finalizimin e aksioneve.

Tirana shkurtoi diferencen e golave me Lilen gol ky qe ripahi ndeshjen.

Edhe pse me 10 lojtare bardheblute jane me agresive ne minutat e mbetura por qe nuk arrijne te barazojne me Abazajn.

Pas kesaj fitoreje Besa shkeputet nga dyshja e fundit nderkohe qe bardheblute mbeten me 9 pike 10 pike larg kryesuesve te Dinamos qe ne fundjave munden 2-1 Bylisin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›