Milan huazon Mancinin nga Inter

Kur duhen edhe disa ore nga mbyllja e merkatos dimerore, Milani dhe Interi jane marre vesh per transferimin e brazilianit Mancini ne anen tjeter te qytetit.
Lojtari i krahut ka ndryshuar fanele dhe skuader por jo qytet pasi ai eshte huazuar tek kuqezinjte deri ne fund te ketij sezoni. Lajmin e konfirmon administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani. Kjo nuk eshte hera e pare qe skuadrat nga i njejti qytet blejne dhe shesin lojtare, pasi nje gje e tille ka ndodhur ne te shkuaren me Seedorf, Pirlo e shume te tjere. Mancini i blere nga Roma me shume buje para disa vjetesh, asnjehere nuk siguroi nje vend titullari ne skuadren e Interit.