Kone i bashkohet Hannoverit

Klubi nga Bundesliga, Hannover ka kompletuar transferimin e sulmuesit Arouna Kone nga Sevilla. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kaluar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Hannover është duke luftuar për mbijetesë në Bundesligë ndërsa trajneri i ri Mirko Slomka ka kërkuar përforcime për pjesën e dytë të sezonit.
Hannover spekulohej se ishte i interesuar për sulmues si Roy Makaay dhe Gerald Asamoah por në fund arritën marrëveshje për Konen.