E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Zhbogar mund te emerohet shef i zyres se BE


Në Kosovë ekziston Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e para me mandat të përkohshëm të drejtuesit të saj dhe e dyta me ushtrues detyre.

KosovaTimes, duke iu referuar medias së shkruar mëson se shef i këtyre dy zyrave mund të emërohet ministri i Jashtëm Slloven, Samuel Zhbogar.

“Ai ka konkurruar, mendojmë se është njohës i mirë i Kosovës dhe Serbisë. Gjatë punës si ministër ka krijuar edhe përvopjë shtesë. Mendojmë se do të jetë një përfaqësues i mirë i BE-së, në këtë post mjaft sfidues”, ka thënë një diplomat nga një shtet i rëndësishëm evropian.

Ndërkohë mësohet se për këtë detyrë më herët kishin konkuruar edhe Michael Giffoni dhe Ulrike Lunacek, por për shkak të përçarjeve të brendshme brenda Bashkimit Evropian këta të dy nuk ishin përzgjedhur për ta përfaqësuar BE-në në Kosovë.

Sidoqoftë, edhe nëse themelohet Zyra e BE-së në Kosovë me drejtues Samuel Zhbogarin, BE-ja do të vazhdojë të ketë qëndrim neutral ndaj statusit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale për në vitin 2013, deklaroi se të vetmet zgjedhje të domosdoshme për Kosovën janë ato parlamentare. Serbët, me dokumente të Kosovës
Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të Beogradit dhe drejtuesve ilegale të komunave veriore të Kosovës, drejtuar serbëve për të bojkotuar institucionet e shtetit të ri, ato shpesherë vazhdojnë të mos dëgjohen.
Medvedev: Të shqyrtohet kërkesa e serbëve
Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për nënshtetësi ruse. Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Dacic: Të luftojmë për Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të.

Lajmet kryesore

Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›