Mitrovice plagosen 21 ushtare te KFOR-it

Gjatë aksionit të KFOR-it në veri të Mitrovicës pas mesnatës së të enjtes për heqjen e barrikadës janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it.
Ndërkohë nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar intervenim mjekësor për shkak të gazit lotsjellës.
Gjatë këtij aksioni të KFOR-it, paqeruajtësit janë gjuajtur me gurë nga serbët.
Lajmi për lëndimin e ushtarëve është konfirmuar nga zyrtarët e KFOR-it.
Ndërkohë mësohet se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë.
Sipas zyrtarëve të këtij misioni aksioni Veriu i KosovësSerbët, me dokumente të KosovësShkupi kundër ndarjes së KosovësIvanovic: Duam pavarësinë e veriut është marrë plotësisht me mandatin e forcave të Nato-s, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Megjithatë nuk sqarohet se përse trupat paqeruajtëse janë tërhequr nga kjo pik pas largimit të barrikadës. Ku është mundësuar vendosja e menjëhershme e bllokadës së re.
Mësohet se, trupat hungareze të KFOR-it janë tërhequr edhe nga barrikada tjetër në vendin e quajtur ‘Kërshin e Dudës’.
Ndërkohë, një shpërthim ka ndodhur rreth ores 01:30 të së enjtes, afër “Tre Rrokaqiejve” të banuar me shqiptarë.
“Në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” është rregjistruar një shpërthim. Besohet se është përdorur një granadë dore e tipit M-75 një prodhim ish-jugosllav, ndërsa tre automjete civile kanë pësuar dëme materiale. Nuk ka të lënduar nga ky shpërthim”, deklaroi zëdhënsi i Policisë, Besim Hoti.
Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç. Ai ka shkuar aq larg sa ka kërcënuar me luftë. Sipas tij, askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është e humbur dhe se nuk do të luftohet për të.
“Thaçi duhet ta dijë se me sulmin ndaj serbëve në Kosovë, ai sulmon Beogradin. Serbia këtë nuk mundet ta shikojë ashtu qetë”, ka shtuar Daçiç.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Samuel Zhbogar mund të emërohet shef i zyrës së BE
Në Kosovë ekziston Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e para me mandat të përkohshëm të drejtuesit të saj dhe e dyta me ushtrues detyre.
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale për në vitin 2013, deklaroi se të vetmet zgjedhje të domosdoshme për Kosovën janë ato parlamentare. Medvedev: Të shqyrtohet kërkesa e serbëve
Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për nënshtetësi ruse. Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Dacic: Të luftojmë për Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të.
Lajmet kryesore
Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor