E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan injoron afatin kalimtar të janarit

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se klubi, sipas gjitha gjasave, do të injorojë afatin kalimtar të janarit.

Rossonerët spekulohej se mund të paraqesin ofertë për mesfushorin e Fiorentinës, Riccardo Montolivo por Galliani e refuzoj një ide të tillë.

“Montolivo? Nuk besoj se do të bëjmë diqka gjatë janarit, as në blerje as në shitje. Vitin e kaluar kemi sjell përforcime për shkak të numrit të madh të futbollistëve të lënduar. Këtë sezon pas rikthimit të Seedorfit, Gattusos dhe Flaminis do të jemi në rregull në mesfushë”, tha Galliani për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›