Milan mendon per Pedro Leon

Adriano Galliani dhe Florentino Perez do takohen ne 19 tetor diten kur Real Madrid dhe Milan do ndeshen ne Santiago Bernabeu.
Sipas gazetes spanjolle Marca ekipi italian nuk do tentoje te marre vetem trepikeshin nga kjo ndeshje por edhe te negocioje per blerjen e mesfushorit te ri spanjoll ne merkaton e dimrit.
Pedro Leon eshte kerkuar nga Milani ne merkaton e veres qe kaloi por pa arritur ne nje marreveshje. Ne te njejten kohe lojtari spanjoll eshte blerja e vetme e Real Madrid qe nuk eshte dashur nga trajneri Mourinho gje qe mund te lehtesoje transferimin ne Milano.