Bode Pushteti lokal perfitoi 14 miliarde leke me shume se qeveria

Kasat Bode Trefishuam grantet qeveria do i kompensoje
Fondet e akorduara nga buxheti i shtetit per pushtetin vendor nga viti ne vit kane ardhur duke u rritur. Qeveria ne pese vitet e fundit ka trefishuar edhe grantet qe u ka dhene bashkive dhe komunave per te realizuar investimet. Madje ne vitin 2009 vetem 5 e investimeve jane kryer nga taksat ndersa 95 e tyre jane mundesuar nga grantet e qeverisjes qendrore. Ka qene ministri i Financave Ridvan Bode qe ka risjelle edhe nje here ne vemendje te publikut te verteten per financimin e pushtetit vendor nga buxheti i shtetit. Ndersa lidhur me akuzat qe ben Rama per reduktim te te ardhurave te pushtetit vendor per shkak te rimbursimit te vleres se kasave qe do ti behet biznesit ministri Bode riperseriti se kjo vlere do te kompensohet nga qeveria. Bode deklaroi se pretendimet e ngritura te disa perfaqesuesve te pushtetit vendor jane te nxitura politikisht per te mos paraqitur te verteten e dinamikes se zhvillimit te fondeve buxhetor ndaj pushtetit vendor. Me pas ai ka dhene shifra te cilat krahasimisht flasin per te verteten e financimeve Mund tu them se ne vitin 2005 te gjitha buxhetet vendore kapnin nje vlere prej rreth 20 miliarde lekesh. Ketu perfshire grantet qendrore dhe te ardhurat e realizuara nga taksat e komunave dhe bashkive. Ne vitin 2009 viti i fundit qe kemi te mbyllur me evidence te plote ndaj dhe do ti referohem ne vijim eshte 33 miliarde e 583 milione leke. Nje rritje pra prej rreth 14 miliarde lekesh e cila ka ardhur teresisht nga shtesa e granteve te qeverise qendrore pasi niveli i te ardhurave vendore ne vitin 2005 dhe 2009 eshte i njejte 12.1 miliarde leke te mbledhura nga taksat vendore - ka theksuar ne fjalen e tij ministri Bode. Ai sqaroi se e gjitha kjo ka ndodhur ne harkun e 5 viteve duke mos shenuar asnje progres ne rritjen e performances fiskale. Bode deklaroi se rritja e granteve nga rreth 7 miliarde leke ne 20 miliarde leke ose trefishimi i shumes qe qeveria qendrore i ka dhene pushtetit vendor ka pasur per objektiv permiresimin e sherbimeve komunale si dhe nxitjen e investimeve ne infrastrukturen komunale dhe bashkiake cka nenkupton permiresimin dhe investimet per ujesjelles rruge dhe gjithe infrastrukturen qe ka nevoje pushteti vendor shkolla kopshte etj. Por sipas tij ne te vertete ka ndodhur e kunderta qe fondet qe nga taksat vendore qe destinoheshin per keto investime tashme jane zeruar dhe te gjitha investimet vendore kryhen nga administrata qendrore. Kjo vjen per nje shkak te thjeshte. Duke bere krahasimin mes vitit 2005 dhe vitit 2009 Bode tregoi se si jane rritur fondet e granteve nga qeverisja qendrore. Sipas tij ne vitin 2005 investimet jane mbeshtetur rreth 40 me fonde te taksave dhe 60 me grante te qeverisjes qendrore ndersa ne vitin 2009 vetem 5 ka qene mbeshtetja e investimeve nga fondet e taksave dhe 95 kane qene nga grantet e qeverisjes qendrore. Bashkia e Tiranes kete raport e ka edhe me te permbysur. 32 e buxhetit shpenzohet per pagat e personelit 37 per shpenzime korente dhe 31 per investime perfshire ketu edhe pjesen qe jepet nga qeveria qendrore - sqaroi Bode. Ministri Bode tha se ne 2005-n pagat ne pushtetin vendor zinin 5 miliarde e 99 milione leke. Ne buxhetin e vitit 2009 zene 9 miliarde e 735 milione leke. Pra kemi nje rritje gati dyfish sepse eshte rritur po ashtu me mbi dy here numri i administrates vendore. Nga 9 100 punonjes ne vitin 2005 ne 19 800 ne fund te viti 2009 nderkohe qe sot numri eshte edhe me i larte per shkak te zhvillimeve qe kane ndodhur gjate ketij viti - ka sqaruar ministri i Financave. Ministri ka theksuar lidhur me shqetesimin e ngritur per zbritjen nga taksat vendore te vleres se pajisjeve fiskale qe do te instalohen nga bizneset e vogla deri me 28 shkurt 2011 se ato te kompensohen nga shteti. E kemi deklaruar dhe e ritheksoj te gjitha keto shpenzime apo mungese te ardhurash per shkak te kompensimit do te paguhen nga pushteti qendror. Permes nje analize do te behet kompensimi i arsyeshem i vleres se munguar per bashkite. Ne jemi te bindur gjithashtu se edhe pse Bashkia e Tiranes manipuloi me te drejten e vendosjes se pajisjeve fiskale kjo mase do te kthehet ne radhe te pare ne nje benefit te dukshem per vete bashkite dhe komunat te cilat kane edhe 85 te bizneseve qe operojne ne Shqiperi si pjese funksionimi i bashkive dhe komunave - ka deklaruar Bode.