Milan prane transferimit te Alesandro Matrit
Milan është shumë pranë blerjes së sulmuesit Alesandro Matri.
Klubi kuqezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Juventusin, që ka edhe pronësinë e kartonit të futbollistit.
Milan do të paguajë 12 milionë euro të ndarë në tre këste për sulmuesin italian, ndërsa ky i fundit pritet të përfitojë rreht 2.6 milionë euro në sezon.
Paris Sent Zhërmen hyn në garë për Iker Kasijas.
I konsideruar si zgjedhje e dytë nga trajneri Karlo Ançeloti, spanjolli është shumë pranë largimit nga Reali i Madridit.
Vetëm pak ditë më parë u fol se Mançester Siti kishte avancuar me një ofertë zyrtare për kasijas, ndërsa edhe skuadra tjetër Arsenal interesohej për portierin e kombëtares spanjolle. Tani është PSG që ka pyetur zyrtarisht tek Reali për Kasijasin.
Ëndrra e madhe e Shalkes është Ronaldinjo.
Klubi gjerman po punon për të rikthyer në Europë ish-futbollistin e Paris SG, Barcelonës dhe Milanit, që aktualisht luan në kampionatin brazilian me Atletiko Mineiro.
Nuk ka një përgjigje zyrtare nga Ronaldonjo, por Shalke synon të ndërtojë një ekip të fortë pas kualfikimit për në fazën e grupeve në Champions. Gjermanët duan të marrin edhe Fabio Kualjarelën nga Juventusi.