E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes aktori që dubloi Mickey Mouse

Akori Wayne Allwine, dubluesi i personazhit simpatik të kartonëve Mickey Mouse, vdiq të hënë në moshën 62 vjeçare. Sipas njoftimit që bëri kompania "The Walt Disney", aktori Allwine, baba i pesë fëmijëve, ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve të ardhura nga sëmundja e diabetit.

Bashkëshortja prej 20 vitesh e Uejnit, Russi Taylor ështëdubluese e personazhit Minnie Mouse.

Allwine hyri fillimisht në botën Disney në vitin 1966 në zyrën e postës, pastaj kaloi në departamentin e efekteve zanore dhe në 1977 si dublues i Mickey Mouse.

Allwine ishte zëri i tretë i Mickey Mouse. I pari zë i Mickey Mouse ishte vetë Disney, pastaj ishte Jimmy MacDonald.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›