Milan zhgënjen që në start, humb nga Verona

Ekipi i famshëm italian AC Milan ka zhgënjyer që në start të Serie A, duke u mposhtur nga ekipi i promovuar sivjet në këtë ligë Hellas Verona me rezultatin e përgjithshëm 2 me 1.
Ishin Rossonerët që të parët dolën në epërsi përmes Polit që në min. e 15, por kjo ishte krejt çka arriti të bënte ekipi i Allegrit, pasi ekipi i Veronës jo vetëm që arriti barazonte por edhe ta përmbyste rezultatin.
Ishte sulmuesi me përvojë, italiani Luca Toni, ai që i vetëm mori përgjegjësinë mbi krahët e tij, dhe të shënonte dy herë, në minutat 30 për ta barazuar rezultatin dhe më pas në të 53-ën për ta kaluar në epërsi ekipin e ri të Serie A, Verona.
Ky padyshim që është një fillim jo i mirë i Milanit, dhe tregon që në start një edicion të nxehtë futbollistik.