E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis faza e dytë e regjistrimeve në universitete

Kjo është faza e dytë e regjistrimeve, pas vendeve të mbetura bosh në fazën e parë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht. "Kandidatët do të regjistrohen nga datat 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00 në sekretaritë mësimore të fakulteteve", - bëri të ditur MASH.

Regjistrimet pas mbylljes së kësaj faza  do të dërgohen në APRIAL, më datën 5 tetor. MASH ka theksuar për t’u regjistruar duhet: Dëftesa e Pjekurie origjinale (në mungesë, listë notash me fotografi, e nënshkruar nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale përkatëse), dokumenti i identifikimit (letërnjoftim, certifikatë ose pasaportë), dy 2 fotografi si dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh. Nëse nuk bëhen regjistrimet brenda kësaj date, të gjithë ata fitues do të humbasin mundësinë e fillimit të studimeve të larta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›