Venezuelë, mblidhet samiti latino-afrikan
Në fjalën hapëse, presidenti venezualian u shpreh se ky samit ka synim të krijojë një botë shumëpolare, e cila duhet të luftojë dominimin ekonomik të vendeve të zhvilluara perëndimore.
Gjithashtu Çavez pohoi se samiti, ku marrin pjesë 28 vende, do të përpiqet të ndihmojë vendet e varfra, në mënyrë që ato të mos jetojnë nën varësinë e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.
Ndër të tjera, Hugo Çavez foli edhe për çështjen e Iranit. Kreu venezuelian u shpreh se ndaj shtetit islamik duhen ezauruar të gjitha rrugët diplomatike dhe se do të ishte shumë e dëmshme nëse do të viheshin sanksione ndaj këtij vendi.
Sipas analistëve politikë, ky samit është një hap për të krijuar një pol të vetëm të vendeve anti-perëndimore.
Të ftuarit kryesorë në samit janë lideri i Libisë, Gedafi si edhe kryeministri i shumëkontestuar i Zimbabves, Mugabe.
Udhëheqësit e pranishëm në samitin e Venezuelës pritet që të sot të firmosin një dokument me anë të të cilit t’i bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara të jenë më të gatshme për të ndihmuar vendet me probleme të theksuara ekonomike, siç janë vendet afrikane.