E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani 90 minuta larg Ligës së Kampionëve

Milano ka arritur një barazim 1 me 1 në udhëtim te PSV në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Milani filloi furishëm ndeshjen kur në minutën e 15 shënoi golin e parë.

El Sharawy e shfrytëzoi një harkim të bukur për të shënuar një gol me kokë.

Ishte pikërisht minuta e 15 e pjesës së dytë momenti kur PSV e arriti golin e barazimit. Matavz shënoi për 1 me 1.

Gola më nuk pati ndërsa skuadra që të merrë pjesë në Ligën e Kampionëve do të mësohet në ndeshjen tjetër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›