E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa nëse shënoj ndaj Barçës festoj

David Vija mendon se Barcelona është e dobët kur nuk ka topin në zotërim dhe rrëfen se Atletiko Madrid planifikon ta shfrytëzojë këtë detaj në Superkupën e Spanjës. "Atletiko do të ketë shumë shanse për të fituar, por që të ndodhë kjo ne duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë perfekte.

Ne nuk mund të bëjmë gabime, duhet të luajmë mirë në mbrojte, ta mbajmë topin sa më shumë në zotërim, pasi ne e dimë se Barcelona vuan kur humbet topin dhe në këtë mënyrë mund të krijojmë shanset tona në sulm. Nëse kërkoni një favorite, ajo është Barcelona, por ne do të luftojmë kundër parashikimeve.

Kur fillon ndeshja të gjithë kemi shanse të barabarta për të fituar. Shikoni pak statistikat e viteve të fundit dhe mënyrën se si e kanë filluar sezonin. Ne duhet të kërkojmë opsionet tona për t’ju bërë keq. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për ne", shprehet Villa./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›