Januzaj i jep shpresë Shqipërisë

Adnan Januzaj, mesfushori kosovar i Mançester Junajtid, ka postuar në faqen e tij në “Facebook” një foto shumë domethënëse.
Së bashku me një fans, ai ka formuar shenjën e shqiponjës me pëllëmbën e dorës, duke lënë të kuptohet se ndihet shqiptar. Pak çaste më parë ai kishte shkruar “Albania Yes, Belgium No” (Shqipëria Po, Belgjika Jo), por më pas e fshiu këtë status, duke lënë vetëm foton.
18-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri De Biazi, i cili ka thënë se djaloshi i Mançesterit është vërtetë një supertalent. Januzajt i bëri thirrje publike edhe kapiteni Lorik Cana që të vishet kuqezi. /indeksonline/