Milani bën detyrën, i përgjigjet Interit
Në pritje të sfidës vendimtare me Romën e vendit të tretë të shtunën e ardhshme në “Olimpiko”, Milani nuk gabon në shtëpi, duke “hequr qafe” Atalantën me rezultatin 3-1. SuperPato, Borielo dhe superDinjo, që edhe pse nuk shënoi, ishte frymëzuesi i lojës së kuqezinjve në pasditen e sotme: këto janë shenjat nën të cilat skuadra e Leonardos arriti sot suksesin në “San Siro”.
Në minutën e 30-të Pato kalon në avantazh Milanin dhe katër minuta para fundit të pjesës së parë, sulmuesi i kombëtares braziliane bën të njëjtën gjë, duke e çuar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dy golave. Në minutën e 56-të Valdes kthen Atalantën në lojë, por gjashtë minuta më pas Borielo “vret” ëndrrën e bergamaskëve për të dalë me një pikë nga ky takim.
Për Milanin kjo ishte një fitore me kosto, pasi Pato pësoi një dëmtim duke lënë fushën e lojës në minutën e 79-të (sipas parashikimeve të para, 21-vjeçari mund të qëndrojë jashtë 15-20 ditë, duke humbur Romën dhe duke rrezikuar ndeshjen e kthimit me Mançesterin në Ligën e Kampionëve).
Gjithsesi, edhe pas javës së 26-të, distanca me “kushërinjtë” e Interit mbetet katër pikë, në pritje të sfidës që ndoshta mund të rezultojë vendimtare për fatet e sezonit me Romën në transfertë ditën e shtunë në mbrëmje.
Milan 3 – 1 Atalanta, (Pato 30’, 41’, Borielo 62’ / Valdes 56’)
Milan (4-3-3): Abbiati 6; Bonera 6, Nesta 6,5, Thiago Silva 6, Jankulovski 6; Beckham 6, Pirlo 6, Ambrosini 5,5 (66' Gattuso 5,5); Pato 7 (79' Abate), Borriello 6,5 (74' Huntelaar), Ronaldinho 7,5. (Dida, Favalli, Mancini, F. Inzaghi). Trajner: Leonardo
Atalanta (4-4-1-1): Consigli 6,5; Garics 5,5, Bianco 5,5, Manfredini 5, Bellini 5; Ferreira Pinto 6,5 (42' Ceravolo 6), Padoin 5,5, De Ascentis 6 (66' Volpi 6), Valdes 6,5; Doni 6; Tiribocchi 6 (76' Chevanton). (Coppola, Peluso, Capelli, Radovanovic). Trajner: Mutti
Gjyqtar: Banti
Kartonë të verdhë: Padoin, Manfredini, Bianco (A), Pirlo, Gattuso (M)