Buxhuku: Të hetohet kontrabanda e 15 mijë maunave
“Nëse të dhënat e publikuara në shtypin grek vërtetohen, kemi të bëjmë me një skandal të përmasave të mëdha dhe me pasoja të rënda financiare dhe ekonomike jo vetëm mbi Greqinë, por para së gjithash për Shqipërinë”, theksoi administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku .
Sipas tij, pasojat e kontrabandës në përmasa të tilla do të ndikojnë drejtpërdrejt në rrënimin e prodhimit shqiptar industrial dhe bujqësor në përfitim të prodhimeve greke të importit, që në këtë rast marrin pamjen e politikave të qarta të pandershme të tregtisë ndërkombëtare të ashtuquajtura “dumping”.
Ai shtoi se është fakt i pamohueshëm, që sidomos prodhimi shqiptar në bujqësi dhe agroindustri është në nivele mjaft të ulëta prodhimi si pasojë edhe e konkurrencës së egër në çmim të prodhimeve të njëjta të importuara në vlera financiare.
"Gjithashtu theksojmë se importi i përgjithshëm nga Greqia është mbi 650 milion dollarë në vit ndërkohë qe eksportet shqiptare janë 10 herë më pak”, tha më tej Buxhuku, duke shtuar se kjo ka ndikuar në uljen e të ardhurave financiare për buxhetin e shtetit si dhe ka goditur rëndë zhvillimin ekonomik të vendit, duke larguar në mënyrë të pa drejtë paratë nga Shqipëria.