E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, java e 26-të

Roma humbi mundësinë për të mbajtur hapin e Interit dhe Milanit në luftën për titull. Më në fund skuadra e Klaudio Ranierit ndalet në një barazim 2-2 në “San Paolo” të Napolit, një ndeshje që edhe mund ta kishte fituar, po të kemi parasysh se 15 minuta para fundit verdhekuqtë kryesonin 2-0.

Një nga surprizat më të këndshme të kësaj jave ishte humbja në shtëpi e Xhenovas përballë Bolonjës. Në një stadium si “Luixhi Ferrari”, ku ekipe të mëdha e kanë pasur të vështirë të arrijnë rezultat, Bolonja bën mrekullinë, duke triumfuar. 3-4 ishte rezultati përfundimtar i një sfide plot emicion, përmbysje e kundërpërmbysje.

Surpriza edhe në “Armando Piki” të Livornos, aty ku vendasve u rrëshqet fitorja nga duart në minutat e fundit përballë Sienës, pasi udhëhoqën pothuajse gjithë takimin. Dy gola në ekstremin e takimit bëjnë që sienezët të shpresojnë në mbijetesën, aq më tepër që rezultati pozitiv në transfertë u arrit përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë.

Në takimet e tjera, Parma mundi minimalisht 1-0 Sampdorian në shtëpi. Të njëjtën gjë bëri edhe Kievo përballë Kaljarit me rezultatin përfundimtar 2-1. Java e 26-të e Serisë A do të mbyllet sot në orën 20:45 me përballjen midis Juventusit dhe Palermos.

Seria A, java e 26-të:
Dje
Katania 4 – 0 Bari
Lacio 1 – 1 Fiorentina

Sot
Milan 3 - 1 Atalanta
Chievo 2 - 1 Cagliari
Genoa 3 - 4 Bologna
Livorno 1 - 2 Siena
Napoli 2 - 2 Roma
Parma 1 - 0 Sampdoria
Udinese 2 - 3 Inter
Juventus -Palermo (ora 20:45)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›