Milani e nis rinovimin nga Behrami

Milani po planifikon ta nisë operacionin e renovimit të ekipit në secilin repart. Klubi Rossoner po mendon që këtë strategji ta fillojë që nga Valon Behrami.
Sipas medieve italiane, kampioni aktual i Italisë ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, i cili po shkëlqen në fanellën e Fiorentinës. Ueb faqja sportal.it njofton se trajneri Massimiliano Allegri e pëlqen shumë 26 vjeçarin për shpirtin e tij luftarak.
Përfaqësuesi zviceran po luan në Firenze nga janari i vitit të kaluar në ekipin e katërt italian, pas Genoas, Veronës dhe Lazios. Ai ishte kthyer në Serie A pas dy vjetësh e gjysmë dështuese në West Ham United.
Nëse shkon gjithçka sipas planifikimit, Behrami mund t’i bashkohet Milanit qysh në janar. Ende nuk janë bërë të ditura shifrat që po mendon t’i ofrojë klubi i Silvio Berlusconit për Valon Behramin.